Aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi, janë një nga çiftet e showbizit më të komentuar në Shqipëri. Kohët e fundit ata kanë vendosur të dalin hapur dhe t’i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrin, pa u fshehur nga askush.
Nga fotot dhe videot që ata shpesh herë hedhin në “Instagram”, shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje nga këto postime ne kemi kuptuar se Romeo është një partner shumë romantik.
Së fundmi ai ka bërë një gjest mjaft të ëmbël, duke i dhuruar lule Jonidës dhe i uron një javë të bukur. Jonida nuk ka ngurruar ta bëjë publike këtë gjë, duke e hedhur në “Instastory”.
Në pusullën që qëndronte së bashku me lulet shkruhej: “Javë të bukur. Të dua”. /tvklan.al


