Eksperienca te Roma nuk shkoi ashtu siç duhet për Romelu Lukakun që kërkon të bëj autokritikë në radhët e Napolit.
Për këtë shkak, sulmuesi belg duket se më i disiplinuar nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte, që ka besim të madh tek cilësitë që zotëron 31-vjeçari.
Mediat italiane raportojnë për një impenjim më të madh tek skuadra jugore.
Ai po stërvitet maksimalisht për të gjetur formën e duhur, duke detyruar trajnerët atletikë që të punojnë edhe jashtë orarit.
Vitin e kaluar, Lukaku iu përgjigj pozitivisht grumbullimit me kombëtaren e Belgjikës për të treguar një shenjë që nuk kërkonte të jepte maksimumin me Romën.
Këtë herë duket se është ndryshe dhe një rol kyç në këtë aspekt e luan padyshim edhe tekniku Conte.
Përveçse një njohje e vjetër mes dyshes, mentaliteti fitues i italianit po implementohet gradualisht edhe tek skuadra e Napolit dhe Lukaku duket ai më i nënshtruari.
Klan News