Këngëtarja e njohur Rozana Radi përmes një postimi në Instagram ka reaguar mjaft ashpër ndaj të gjithë atyre që nuk mbajnë maskë.
Në postimin e saj, këngëtarja shprehet se të gjithë ata që nuk mbajnë maskë dhe distancim social janë “injorantë”. Pandemia në Shqipëri e bëri këngëtaren të kuptojë që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët.
Më tej, Rozana bën të ditur se ajo ka miq të cilët janë shtruar në spital që janë në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë, as s’dua t’ja di. Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, shkruan Rozana në Instastory./tvklan.al