Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi sulmuan një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, më 8 Shkurt në Montpellier.

Siç shkruajnë mediat, studenti korean ishte duke udhëtuar me një mik, kur u bë subjekt i fyerjeve për shkak të racës. Madje njëri prej të rinjve shqiptarë dyshohet se e ka ngacmuar tek sytë.

Kjo ka sjellë reagimin e studentit korean dhe për pasojë ka nisur një sherr. Sipas mediave, sulmuesit e kanë rrethuar të riun aziatik dhe e kanë goditur me grushta e shkelma. Raportohet se i riu është goditur dy herë me thikë.

Sipas autoriteteve, studenti është në gjendje të mirë shëndetësore. Do të duhet të paktën pesë ditë që ai të marrë veten. Ndërkohë 3 shqiptarë janë në qelitë e paraburgimit. Policia franceze thotë se po heton ngjarjen./tvklan.al