Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli tha se Kombëtarja ishte e pakalueshme ndaj Gjeorgjisë. Kjo sipas tij dhe loja kolektive solli fitoren, ndërsa vlerësoi paraqitjen e Balliut në krahun e djathtë.
“Nuk i lamë hapësira dhe me krahët i mbyllëm shumë mirë. Aktivizimi i Balliut mendoj se ishte i suksesshëm e ndihmoi skuadrën në aspektin ofensiv. Ekipi tregoi një angazhim më të madh në dallim me ndeshjen kundër Çekisë.”
Rraklli thotë se për të marrë fitore në 2 ndeshjet e fundit duhet i njëjti agresivitet në një grup, ku niveli i ekipeve është i përafërt.
“Ky është një grup i balancuar, me skuadra në nivel të njëjtë. Duhet të futemi si dje me atë angazhim me atë agresivitet dhe kemi mundësi të mundim çdo skuadër.”
Altin Rraklli vlerësoi edhe lojën e afrimit të fundit sulmuesit Tuci dhe kërkoi që Asani të kthehet në paraqitjet e vitit të kaluar, ku i dha një ndihmë të vyer Kuqezinjve në kualifikimin në Euro 2024.
Tv Klan