GjykatatGjithçka që thuhet në sallën e gjyqit, do të regjistrohet. Kjo falë teknologjisë së regjistrimit dixhital audio. Rregjistrimi synon të përmirësojë shkallën e transparencës dhe profesionalizmit të sistemit gjyqësor si dhe të rrisë besimin e publikut ndaj tij.

Një tjetër avantazh që përfitohet nga sistemi i regjistrimit dixhital është rritja e përgjegjshmërisë së sistemit gjyqësor ndaj publikut.

Regjistrimi i seancës gjyqësore do të bëhet pjesë e dosjes së çështjes  dhe do tu vihet në dispozicion palëve të interesuara. Aplikimi i këtij sistemi në vendin tonë vjen pas suksesit të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë e Slloveni, si dhe në vendet fqinjë Kosovë, Bosnjë e Mali i Zi.

TV KLAN