“Jam bërë futbollist për të mbajtur gjyshërit dhe familjen”, kështu është shprehur futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.
Gjatë rrëfimit të tij, Hysaj ka treguar se premtimin që i ka bërë gjyshit kur ka qenë 12 vjeç për t’i blerë në shtëpi, ai e ka realizuar sapo është bërë futbollist.
Marina Vjollca: A mund të ma ndash episodin tënd me gjyshin se si ai të mbështeste? Babai kishte emigruar…
Elseid Hysaj: Historia ime është e veçantë sepse babai im ka qenë gjithmonë jashtë shtetit në Itali. Unë kam jetuar në Shqipëri deri 15 vjeç, unë, mami dhe 3 motrat e mia dhe gjyshërit, kurse babai ishte gjithmonë në Itali. Mamanë e kam pasur si baba sepse u donte t’i bënte të dyja rolet. Gjyshi ka ardhur vetëm njëherë të më shikonte një ndeshje në Itali dhe gjithmonë i kam thënë që “hajde një herë në stadium në Shqipëri, na shiko” dhe të gjitha ndeshjet na shikon në televizor. Sa herë shkoj në shtëpi, kur humbim dhe më thotë “se si shkoi”. Unë i kam thënë që “hajde shikoje në stadium se është shumë më bukur, është emocionuese”. Më ka thënë se “nuk vij në stadium sepse ka shumë emocion dhe mund të vdes në fushë, jam i vjetër nuk mund të vij të shikoj”.
Marina Vjollca: Ti si një djalë me shumë vlera dhe që i ke qëndruar shumë mirënjohës gjyshit tënd, unë di që ti për të ke bërë edhe një pension që në momentin që je bërë lojtar për herë të parë, lojtar profesionist, është e vërtetë?
Elseid Hysaj: Unë për atë punë jam bërë futbollist për të mbajtur gjyshërit dhe familjen. Unë kam mbajtur dhe gjyshin nga ana e mamit. Kam qenë 12 vjeç kur i kam premtuar një shtëpi dhe ia kam blerë një shtëpi sapo u bëra futbollist dhe jeton aty dhe i kam thënë se sa të jesh gjallë ti do të jesh aty sepse janë premtime që unë i kam bërë që i vogël dhe është gjëja më e bukur kur i realizon.
/tvklan.al