Lajme Arkiva 2003

Rrëmbejnë me dhunë një vajzë 19 vjeçare me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me qëllim për prostitucion por bien në prangat e policisë së Tiranës.

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë ndërsa mbanin të mbyllur në një apartament një 19-vjeçare në pritje për ta dërguar në Itali ose në Greqi.

Vajza fillimisht ishte shitur për një shumë 1.300.000 Lekësh të vjetra. Pasi kishte rënë në duart e 3 tutorëve ajo ishte bërë edhe pre e dhunës nga ana e tyre.

Pas informacioneve të marra policia ka vënë në pranga Gjergj Qirjakon nga Tirana, Skënder Sallën nga Elbasani dhe Kadri Shetën nga Peqini.

Tre trafikantët dhunues dot përballen tashmë me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe për rrëmbim personi me qëllim trafikimin./tvklan.al