Lajme Arkiva 2003
15 familje në lagjet Perlatan dhe Kasmë të Krujës detyrohen të lënë shtëpitë për shkak të rrezikut që u kanoset nga rrëshqitja e tokës.
Banor: Ky mur që është këtu, vazhdimisht ecën. Shtohet rrëshqitja e vendit. Tani çfarë të them unë, pensionist jam, unë s’kam para.
Zyra e urbanistikës në bashki shprehet se në këto zona emergjente nuk lejohet të kryhen ndërtime dhe se problemi është përcjellë në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe atë të pushtetit lokal.
Pritet të lëvrohen fondet nga qeveria për strehimin në një pallat të ri të banorëve të dëmtuar në lagjen 11 Janari të Gjirokastrës banorët protestojnë prej 11 ditësh për ndërtimet që janë kryer duke shkaktuar rrëshqitje masive të dherave që rrezikojnë shembjen e një pallati.
Ankesës së banorëve u është përgjigjur policia ndërtimore e cila ka pezulluar punimet e ndërtesave përreth duke i detyruar të ndërtojnë një mur mbajtës i cili do të jetë shpresa e vetme e 20 familjeve.
“Shqetësimi i qytetarëve të atij pallati është i drejtë. Ai objekt që ndërtohet i ka të gjitha të dokumentet zyrtare dhe ligjore për tu ndërtuar, por duke mos marrë parasysh atë disnivelin midis objektit që ndërtohet dhe pallatit janë krijuar edhe nga shirat probleme të rrëshqitjes. Ne kemi pezulluar ndërtimet dhe i kemi dhënë urdhër qoftë investitorit, qoftë ndërtuesit qoftë projektuesit të bëjnë murin mbajtës dhe ka filluar ndërtimi i murit mbajtës për të eliminuar rrëshqitjen e atij pallati”./tvklan.al