Dy persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël pranë aeroportit ndërkombëtar të Belfastit. Një dëshmitar tha për BBC se avioni po fluturonte mbi shtëpitë dhe u tentoi të ulej përpara se të rrëzohej në fushë. Më pas shpërtheu në flakë.

Një zyrtar tha se pasagjerët që ndodheshin në bord ndoshta po përpiqeshin të bënin filmime nga ajri. Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit, i cili ra rreth 2-3 kilometra larg aeroportit. Ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Belfastit përmes një deklarate u shpreh se aeroplani nuk kishte mbajtur komunikim në radio me kullën.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ndihma e shpejtë. Hetimet për këtë aksident ajror po vazhdojnë për të zbuluar shkaqet.

/tvklan.al