Parlamenti nuk i ka shpëtuar as këtë javë debate, akuzave dhe ndërprerjeve të seancës plenare. Arsyeja kësaj here ishte rrëzimi i kërkesës për interpelancë me kryeministrin për ish-këshilltarin e tij të jashtëm për sigurinë, Florian Coldea, ish-drejtor i Shërbimit Sekret Rumun, i cili është nën hetim për korrupsion në Rumani.

Për demokratët është e papranueshme që duke shkelur rregulloren dhe kushtetutën, kryeparlamentarja nuk lejon që kryeministri të përballet me deputetët e opozitës.

Bledi Çuci, në emër të shumicës sqaroi se Coldea ishte zyrtar i një vendi anëtar të BE-së dhe NATO-s, dhe ekspertë në fushën e sigurisë. Sapo u vu në djeni për akuzat ndaj tij, Çuçi thotë se kryeministri e largoi si këshilltar.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi jo në pak raste ju drejtua Nikollës me ofeza, çka u bë shkak i një reagimi në bllok nga ana e deputetëve socialistë.

Seanca u ndërpre për disa minuta pasi Bardhi dhe Noka bllokuan foltoren në shenjë protesete ndaj kryeparlamentares që i ndërpreu fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së pasi sipas saj nuk po fliste për procedurë, arsye përse u lejua të fliste.

Tv Klan