Edhe në këso kushtesh ushtrohet dhe tingujt e pianos dalin bukur.

Tavani i shkollës së muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë i rezistoi tërmetit të muajit të kaluar, por jo edhe reshjeve të pandërprera të ditëve të fundit. Ai u rrëzua. 380 nxënësit mbeten pa sallë të ushtrimeve.

Pavarësisht kësaj fatkeqësie, këtu janë të lumtur që nuk pësoi askush.

“Të hënën në mëngjes, kur kemi ardh në shkollë e kemi vërejt se kulmi në sallën ku mbahen në ushtrimet e korit, të orkestrit edhe dy arsimtarë të pianos mbajnë mësim, kishte rënë plafoni për shkak të reshjeve të shumta të kohëve të fundit”.

Objekti i ndërtuar 60 vjet më parë është bërë i rrezikshëm për nxënësit që mësojnë këtu, e të cilët vijnë edhe nga komuna tjera përreth, madje edhe pengesë për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

“Është shumë shqetësues fakti që na duhet me u ushtru në këtë sallë dhe në këtë objekt, pa marrë parasysh çdo ditë edhe tu e dit rrezikun që është këtu. Po shihet që ka ra një pjesë e madhe e tavanit, po pritet me ra edhe pjesa tjetër se është tu pik non stop këtu.”

Drejtoresha thotë se pati marrë premtime për një objekt të ri, por përgjegjësit sipas saj nuk e mbajtën fjalën e derisa të bëhet shkolla tjetër, ka gjasa që instrumentet muzikore të ndryshken nga uji që pikon në to./tvklan.al