Pas vendimit për rritjen e pagave prej 1 Korrikut, Kryeministri Edi Rama ndau një video ku mësuesit vlerësojnë këtë hap të qeverisë duke e cilësuar edhe si motivim dhe dinjitet.
Nuk mungojne as mësueset e reja të cilat e konsiderojnë rritjen e pagës si stimul për të ecur përpara.
Prej 1 Korrikut, paga e mësuesit në arsimin e mesëm të lartë që ka kualifikimin dhe që ka vjetërsi mbi 15 vite pune eksperiencë do shkojë në 98, 500 lekë.
Ndërsa paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon në 96 000 lekë dhe në 95,200 lekë për mësuesit e ciklit fillor me mbi 15 vite eksperiencë.
Klan News