Vetëm për muajin Mars në territorin shqiptar kanë hyrë 1.15 milionë vizitorë me një rritje në masën 35.9% krahasuar me Marsin e viti 2023.
Instituti i Statistikave raporton se nga ky numër, 565 mijë rezultojnë shtetas të huaj duke pësuar një rritje me të paktën 47%.
Nga ana tjetër edhe numri i qytetarëve shqiptarë e të huaj që kanë zgjedhur të largohen nga vendi regjistron një rritje me 39.6%, teksa INSTAT përllogarit 1.175.710 dalje nga territori i vendit.
Sa i takon gjeografisë apo origjinës së shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të tyre e kryeson Evropa me 539.68 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore e Paqësori, përkatësisht me 14.267 dhe 5.254 shtetas.
Këta shtetas kanë deklaruar edhe arsyet e vizitave të tyre në vendin tonë ku kanë shënuar rritje vizitat për qëllime personale, turistike e arsye biznesi.
Tv Klan