Simaku: 20% e testeve janë pozitive
Janari ka sjell rritje të rasteve të reja me koronavirus në vend. Ekspertët fajësojnë për këtë rritje mosrespektimin e masave në sezonin e festave, ndërsa thonë se aktualisht situata është e qëndrueshme.
“Kjo është varur nga numri i testimeve. Incidenca në Janar paraqet rritje krahasuar me muajin Dhjetor por jemi në situatë të qëndrueshme. Pozitiviteti është rreth 20%, po të shikojmë dhe shtrimet në spital që janë në gjysmë të kapacitetit”.
Shumica e të infektuarve janë të rinj pa simptoma dhe me rrezik të lartë për të përhapur virusin.
“Ka një rritje të incidencës tek moshat e reja, e kalojnë pa shenja sëmundjen por kanë një ndikim të madh në transmetueshmëri”.
Ekspertët janë të mendimit se respektimi i masave do të çonte në ulje të rasteve.
“Duhen respektuar nga 95% e popullatës për të patur efekt maksimal dhe pse ka filluar vaksinimi nuk ka vend për eufori”.
Referuar vëzhgimeve të bëra nga specialistet e shëndetit publik, në shumicën e rasteve qytetarët por edhe bizneset nuk i respektojnë masat e përcaktuara.
Tv Klan