285 pacientë të shtruar në spitale
678 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit nga autoritetet shëndetësore në vend nga më shumë se 3 mijë testime. Pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, 243.
Pas kryeqytetit janë Vlora me 35, Durrësi me 34 dhe Elbasani me 31. Autoritetet raportojnë për 5 viktima nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda dhe Lushnja, të moshave 70 – 81 vjeç, duke e çuar në 1296 numrin total të qytetarëve që nuk mundën t’i mbijetonin këtij virusi.
Në spitalet Covid në Shqipëri po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Numri i të shëruarve është 457, duke kaluar 42 mijë prej fillimit të pandemisë. Rastet aktivë në vend janë mbi 26 mijë.
Tv Klan