Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Indeksi i shitjeve në sektorin e ndërtimit, pësoi rritje deri në nivelin e 25% në krahasim me shitjet mesatare, sipas të dhënave të INSTAT. Piku i shitjeve të ndërtimeve u shënua në periudhën e tetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë që sektori i ndërtimit vazhdon të rrisë kontributet e tij, në mbi 9% të prodhimit të brendshëm kombëtar.

Bankat e nivelit të dytë pritet që gjatë javës së ardhshme të ulin normat e interesit për depozitat në lekë me afro 0.25% Një lëvizje e tillë pritet pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë po në këtë nivel. Ekspertët shprehen skeptik në lidhje me një ulje të mundshme të normave të interesit për kreditë nëpër banka.

Komisioni mbikëqyrës i sigurimeve ka bërë të ditur se 5 janë kërkesat për licencim të kompanive të sigurimeve. Sigurimet vullnetare kanë zënë afro 17% të të ardhurave të përgjithshme të sigurimeve gjatë tre mujorit të parë të vitit. Sigurimet kryesore vullnetare kanë qenë ato të pasurisë, sigurimet nga zjarri, si dhe sigurimi i kreditit./tvklan.al