Në pikën kufitare të doganës së Durrësit, dita e katërt e muajit Gusht ka rritur ndjeshëm numrin e emigranteve që kthehen ne Shqipëri për te kaluar pushimet.
Çdo ditë në port ankorohen te paktën 10 tragete, prej të cilave zbarkojnë mbi 12 mijë shtetas e 3 mijë automjete. Autoritetet portuale kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të ulur kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve, duke shmangur kështu radhët e gjata.
Arben Ibro: “Në qoftë se një vit më përpara ka pasur 2400 vetura në ditë këtë vit ka arritur dhe deri në 3 mijë vetura në ditë, kurse në lidhje me numrin e pasagjerëve kanë ardhur deri në 14 mijë pasagjerë përditë. Një e re në krahasim me një vit më përpara është që policia dhe dogana bëjnë një kontroll. Shoferi ose vetura, ose pasagjeri nuk ndal dy herë, ndal vetëm një herë”.
Fluksi pritet të vazhdojë deri me datën 13 Gusht, kur përfundojnë edhe udhëtimet e prenotuara. Në port funksionojnë 13 sportele, 2 pika hyrëse e dalëse si dhe një numër i madh agjentësh doganorë./tvklan.al