Ardhja e sezonit turistik ka bere qe ne doganat te ketë fluks te madh te emigranteve te cilët si çdo vit kthehen ne atdhe për te kaluar pushimet.
Ne te gjitha pikat kufitare te vendit janë marre masa për përballimin e këtij fluksi. Ne portin e Vlorës sipas drejtorit te policisë kufitare janë vendosur 8 sportele, ku katër janë brenda terminalit për te kontrolluar pasaportat dhe dokumentet, ndërsa katër të tjerë jashtë për kontrollin e makinave.
Myzafer Elezi: “Në pikën e kalimit kufitar në portin e Vlorës, në të cilin ndodhemi, janë marrë një sërë masash. Këto për të bërë të mundur mbarëvajtjen e të gjithë aktivitetit gjatë këtij sezoni turistik”.
Edhe ne portin me te madh te vendit ne Durrës janë marre masa për te përballuar fluksin e emigranteve.
Deri në orën 8.30 minuta të mëngjesit janë ankoruar gjashtë tragete, prej të cilëve kanë zbarkuar rreth 4 mije pasagjerë dhe 800 automjete.
“Jo, jo. Gjithçka është në rregull. Deri tash është mirë.”
“Jo, këtë vit më mirë. Pak ndryshime ka.”
Edhe ne pikat doganore te Hanit te Hotit dhe Muriqanit janë marre masat për përballimin e fluksit te emigranteve apo dhe turisteve.
Ne piken e doganore te Hanit te Hotit gjithçka zhvillohet normalisht. Këtu me shume kalojnë automjete me mallra, megjithatë janë marre masa për një fluks te mundshëm.
Gentjan Hilla: “Kryesisht ditët e fundit ka pasur një intensitet hyrjesh”.
Rritet numri i emigrantëve që kthehen në atdhe nëpërmjet pikës doganore të Kapshticës.
Vetëm javën e fundit nga kjo doganë kanë hyrë rreth 16 mijë emigrantë. Pavarësisht fluksit në rritje lëvizja ka qenë normale dhe emigrantëve u janë dashur vetëm disa minuta për të kryer procedurat e hyrjes në tokën shqiptare.
“Këtu as vonesa, as radhë. Kushtet janë të mira”.
“Dogana punon shumë në rregull. Shumë në rregull, jemi shumë të kënaqur nga policia shqiptare.”/tvklan.al