Pas mbarimit të pushimeve verore, mijëra emigrantë shqiptarë kanë nisur kthimin drejt vendit fqinj Italisë.

Fundi i muajit Gusht ka shënuar dhe fluksin më të madh të daljeve nga porti i Durrësit ku radhët për pritjen e trageteve janë dyfishuar.

Vetëm mbrëmjen e kaluar nga porti i Durrësit janë nisur 7 tragete, ku janë mbingarkuar mbi 1500  persona si dhe rreth 750 automjete.

Nga drejtoria kufitare e kësaj pike bëhet e ditur se fluksi ka qene ne rritje dhe i vetmi problem i paraqitur kanë qenë vonesat në tragete, ku qindra emigrantë janë detyruar të kalojnë natën në terminal.

Vetëm  gjatë 24 orëve të fundit, në doganën e Durrësit kanë kaluar për në Itali  rreth 2200 emigrantë dhe afro 1980 automjete.

Sipas autoriteteve të policisë kufitare, lëvizja më e madhe e emigrantëve në drejtim të Italisë do të vijojë edhe në ditët e ardhshme deri ne fillim te Shtatorit./tvklan.al

Gazetarja: Enkelejda Arapi