Pika e përbashkët e kalimit kufitar te Muriqanit, është kthyer ne portën kryesore te hyrjes se emigranteve dhe te turisteve kosovare, ku destinacion është bregdeti shqiptar.

Fluksi i hyrje-daljeve përmes kësaj pike rritet çdo dite. Mesatarisht regjistrohen rreth 8 mije persona e 2 e 2500 automjete ne hyrje janë emigrante e turiste.

Gazetari: Nga jeni ju?

“Nga Kosova jemi ne.”

Gazetari: Jetoni në Kosovë?

“Jo, në Gjermani jemi”.

Gazetari: Nga Gjermania keni ardhur?

“Nga Gjermania direkt”.

Gazetari: Sa ditë do të qëndroni?

“Një javë”.

Gazetari: Pastaj?

“Pastaj për Kosovë.”

Gazetari: Për autostradën e re?

“Po ashtu, saktë.”

“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, po mundohemi të hyjmë dhe mendojmë të qëndrojmë 4-5 ditë.”

Fluksi i hyrje-daljeve ne këtë pike kalimi kufitar është shume i madh, pasi tashme ajo është kthyer ne portën kryesore te veriut, pas asaj te Morinit ne Kukës.

Nga 1 Korriku e deri me 1 Gusht nga kjo pike kane hyre ne vendin tone rreth 50,122 shtetas me rreth 15 mijë e 464 automjete./tvklan.al