Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sipas statistikave, në Gjykatën e Fierit gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti vihet re rritja e numrit të divorceve. Nga 160 çështje për zgjidhje martese, Gjykata ka përfunduar çështjet për divorce për 110 prej tyre. Sipas gjyqtarëve, shkaku i këtyre ndarjeve janë të ndryshme, ku përmenden ato ekonomike, emigracioni, por dhe raste të tradhtisë bashkëshortore.

“Kryesoret janë mosnjohjet e çifteve me njëri-tjetrin paraprakisht, nxitimet e tyre në lidhjen e martesave, disnivelet e mëdhaja që kanë çiftet me njëri-tjetrin, në pikëpamje edhe ekonomike, arsimore dhe kulturore”.

70% e çifteve të divorcuara kanë qenë me fëmijë. Në këtë statistikë në 60% të rasteve fëmijët u janë lënë nënave dhe në pjesën tjetër të rasteve fëmijët u janë lënë në kujdestari të dyja palëve tashmë të divorcuara./tvklan.al