Lajme Arkiva 2003

Pas epidemisë masive që infektoi me Hepatit A mbi 150 fëmijë në qytetin e Laçit janë miratuar mbi 20.5 Lekë nga buxheti i shtetit për të ndërhyrë në tubacionin e ujit të pijshëm dhe izolimin e tij nga kontaktet me kanalin e fekaleve. Ky fond do të bëjë të mundur rregullimin në dy nga zonat më problematike.

Ministri i Rregullimit të Territorit Besnik Dervishi ka takuar përfaqësuesit e firmës punuese në Laç dhe ka kërkuar prej tyre mbarim të riparimit për 30 ditë.

Besnik Dervishi: Ne ndërhyrjet i kemi rifilluar menjëherë pas përmbytjeve me kanalizimet e ujërave të zeza. Natyrisht, nuk ka nevojë që ta them unë kur ajo është prezent që si rrjeti i infrastrukturës rrugore ashtu dhe i kanalizimeve është i amortizuar jo vetëm në Laç por edhe në qytetet e tjera ku zhvillimet urbane kanë sjellë një degradim të rrjetit të infrastrukturës. Unë mendoj se e rëndësishme është që ne e kemi filluar menjëherë këto ndërhyrje në lagjet më problematike 2 dh 3 natyrisht kjo do të shtrihet më vonë në të gjithë rrjetin e infrastrukturës. Mendoj se probleme emergjente Laçi nuk do të ketë më.

Ndërsa në bashkinë e qytetit kryebashkiaku Bardh Rica duke vlerësuar ndërhyrjen në muajt e fundit nga ministria e territorit ka kërkuar me emergjencë që para sezonit të verës të çelet fondi edhe për rregullimin e pjesës tjetër të tubacioneve në qytet.

Bardh Rica: Për kanalizimin e ujërave të zeza dhe funksionimin e ujësjellësit në lagjen 1 dhe 4, të cilat dhe ato kanë probleme njësoj si lagja 3 dhe 2 të cilat filluan punimet, pasi ka ndërhyrje të ujërave të zeza me ujëra të bardha. Dhe është shqetësues ndoshta në periudhën e verës, ku në qoftë se nuk do të ndërhyhet, kanalizimet e ujërave të zeza në lagjen 1 dhe 4 janë 7 milion Lekë ndërsa rifunksionimi i ujësjellësit 7 milion lekë të tjera.

Duke qenë emergjencë Ministria e Rregullim Territorit ka caktuar me prokurim të drejtpërdrejtë dy firma lokale për të bërë ndërhyrje ndërkohë fluksi i të sëmurëve me verdhëz në spital ka filluar të ulet. Nga 90 raste në ditë që paraqiteshin për ekzaminim çdo ditë rreth 2 javë më parë, tashmë në ditë ekzaminohen rreth 1 ose 2 fëmijë./tvklan.al