Kombëtarja shqiptare do të kryejë pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Gjeorgjinë. Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për detyrat e fundit nga trajneri Sylvinho.
Jo vetëm ana fizike, por mbi të gjitha ana morale është shumë e mirë pas fitores në transfertë me Ukrainën. Optimizmi i lojtarëve do të shtohet edhe më shumë teksa stadium “Air Albania” do të jetë i mbushur në të gjithë kapacitetin e lejuar nga UEFA për ndeshje zyrtare.
Nuk do të jetë e lehtë gjithsesi pasi Gjeorgjia vjen pas një fitoreje të thellë 4-1 me Republikën Çeke. Skuadra e drejtuar nga Wili Sagnol bëri një paraqitje me shumë energji dhe entuziazëm edhe në finalet e Europianit.
Në seancën e fundit trajneri do të përcaktojë edhe formacionin titullar në varësi të kundërshtarit. Sfida Shqipëri-Gjeorgji do të luhet këtë të martë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Tv Klan.
Tv Klan