Qeveria ka vendosur të rrisë masën financiare për paketën higjeno-sanitare për paraplegjikët dhe tetraplegjikët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së qeverisë tha se nga ky vendim përfitojnë 5600 persona.
Ndërkohë po punohet që kujdestarët e kësaj kategorie personash me aftësi të kufizuar të mund të kenë një status të veçantë.
Sipas këtij vendimi, mbështetja financiare për tetraplegjikët dhe paraplegjikët rritet në 20 mijë Lekë në muaj.
Sa i takon ilaçeve për të sëmurët me tumore, ministrja siguron se janë bërë të gjitha marrëveshjet për furnizmin e QSUT me barna dhe nuk pritet të ketë më mungesa.
Tv Klan