Vere 2020/A do te bejme pushime kete vite!

Gazetarja Alma Çupi pavarësisht pandemisë ka vijuar me emisionin e saj “Histori shqiptare”.  Për shkak të punës së saj, gazetarja e njohur shqiptare udhëton shumë jo vetëm në Shqipëri, por gjithashtu edhe në vende të ndryshme të botës. Aktualisht është duke xhiruar në Shirokë, Shkodër. Ismail Hoxha do ta realizojë lidhje nga fshati Pëllumbas, ku ndodhet Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në  Shqipëri  afër këtij fshati.

Kjo  shpellë  hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë. Me afrimin e çeljes së sezonit turistik, ministria e turizmit dhe mjedisit me bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë  kanë hartuar një draft për të orientuar dhe rregulluar parakushtet e nevojshme që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë këtij sezoni turistik , për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit Covid19.Në të përcaktohet saktësisht sesi duhet të sillemi në restorante, në hotele, në plazhe, në pishina, madje edhe si duhet të qëndrojmë kur futemi në det. Gjatë një prononcimi të ditëve të fundit në ABC News krahas drafti ministri I Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi distancën mes çadrave të plazhit dhe shezlloneve si dhe evitimin e grumbullimeve massive në plazhe…Në draft ëshë përcaktuar që stafi i resorteve duhet të përgatitet të qëndrojë me maska dhe doreza gjatë shërbimit.

Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e draftit prej 48 faqesh lidhet edhe me vendosjen e çadrave dhe ndenjëset për pushuesit ku duhet të respektohet një distancë prej të paktën 10m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit dhe hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 metra. Ndërsa  gjatë larjes në det, duhet te respektoni distancën 3 m larg nga njëri-tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Sipas autoriteve ky draft bëhet I vlefshëm pas heqjes së masave kufizueze të vendosura deri tani në shmangien e përpahjes së  koronavirusit.

Destinacionet terheqese per t’u vizituar ne Shqiperi!

Me afrimin e çeljes së sezonit turistik, ministria e turizmit dhe mjedisit me bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë  kanë hartuar një draft për të orientuar dhe rregulluar parakushtet e nevojshme që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë këtij sezoni turistik , për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit Covid19.Në të përcaktohet saktësisht sesi duhet të sillemi në restorante, në hotele, në plazhe, në pishina, madje edhe si duhet të qëndrojmë kur futemi në det. Gjatë një prononcimi të ditëve të fundit në ABC News krahas drafti ministri I Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi distancën mes çadrave të plazhit dhe shezlloneve si dhe evitimin e grumbullimeve massive në plazhe…Në draft ëshë përcaktuar që stafi i resorteve duhet të përgatitet të qëndrojë me maska dhe doreza gjatë shërbimit. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e draftit prej 48 faqesh lidhet edhe me vendosjen e çadrave dhe ndenjëset për pushuesit ku duhet të respektohet një distancë prej të paktën 10m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit dhe hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 metra. Ndërsa  gjatë larjes në det, duhet te respektoni distancën 3 m larg nga njëri-tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Sipas autoriteve ky draft bëhet I vlefshëm pas heqjes së masave kufizueze të vendosura deri tani në shmangien e përpahjes së  koronavirusit.

“Aventurat e Zazos” libri i pare per femije i Diana Culit!

Diana Çuli ka shkruar romane, tregime, drama, skenarë filmash artistikë. Disa prej romaneve, tregimeve dhe novelave të Çulit janë botuar në Itali, Francë, Rusi, Kanada, Maqedoni, Bullgari dhe në Kinë, por megjithatë vetë shkrimtarja tha këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, se në krijimtarinë e saj ka edhe libra që mendon se nuk i ka bërë mirë. Rudina: Janë tërë këto romane Diana Çuli që ke shkruar në jetën tënde, cili është më i veçanti? Diana Çuli:

Po si të them, ka libra që nuk dua t’ju rikthehem dhe nuk dua t’i shikoj. Sepse nuk më duket sikur i kam bërë mirë. Por “Vrasje në Kryeministri” është…unë kam shkruar edhe më përpara thriller, ky ishte një thriller që ishte më serioz se të tjerët dhe u vlerësua. Rudina: Kjo është edhe kopertina në italisht: “Assassinio nel Palazzo del Governo”. Diana Çuli: Po është përkthyer nga Elda Katorri, që është një pedagoge e italishtes në Tiranë dhe është vlerësuar edhe përkthimi i saj kështuqë është edhe kontributi i saj në këtë botim. Sëfundmi Çuli sapo ka botuar librin e saj të parë për fëmijë “Aventurat e Zozos”. Librin ja ka kushtuar mbesës së saj,

Dora Casi Sinoimerit. “Aventurat e Zozos” është një përrallë e bukur që hedh vëmendjen nga teknologjia dhe lidhja që kanë fëmijët me të sot, jo si një kritikë ndaj saj, por se si duhet ta mendojmë atë si një dritare të bukur nga ku fëmijët mund të hedhin sytë për të mësuar ato vende ku nuk mund të jenë dhe dije, të cilat jo gjithmonë është e lehtë të gjinden. Në dhjetor të vitit që sapo kaloi u nderua me çmimin KULT për romanin më të mirë të vitit 2019 me “Vrasje në kryeministri”./tvklan.al