#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rrëfimi prekës i Mihrje Brahës për humbjen e nenës: Porosia e fundit që më la


Jemi në ditët e atmosferës së festave dhe këtë herë do të kemi të ftuar një artiste të veçantë dhe mikeshë të programit tonë. Bëhet fjalë për një nga këngëtaret më të dashura dhe më të talentuara të muzikës shqiptare, Mihrije Braha e cila ka një karrierë të gjatë si artiste e këngës. Një vit i bukur, por edhe ndër më të vështirët për të, pasi në muajin shtator humbi nënën e saj. Ne do ta kemi sot në studio për të na rrëfyer 2024-ën e saj.

2024 e Mihrije Brahës: Momentet e bukura dhe të vështira të këtij viti

“Po t’vjen një kartolinë”/ Nisma sensibilizuese e Osman Stafes: Janë 2000 fëmijë…


Në këtë pjesë të emisionit në këto ditë festash do të ndalemi tek dashuria, tek ajo Dashuri e veçantë për të ndihmuar të gjithë ata që kanë më shumë nevojë. Jemi në një muaj të bukur që duhet të mendojmë jo vetëm për veten familjarët tanë, por edhe për komunitetin.
Do të flasim pikërisht nismën e bukur dhe fushatën sensibilizuese, “PO T’VJEN NJË KARTOLINË”, që vjen për të pestin vit rradhazi nga gazetari dhe aktivisti Osman Stafa.
Një akt I fortë sensibilizues, kjo është një fushatë e cila ka si qëllim të ndihmojë ata që ndodhen në kushte të vështira, veçanërisht fëmijët dhe familjet në nevojë…
Janë rreth 2000 fëmijë, që do të surprizohen këtë vit, ne do të jemi në lidhje me Osman Stafën, për të zbuluar më shumë për këtë edicon të pestë të nismës “PO T’VJEN NJË KARTOLINË”

/tvklan.al