Acapella e grupit polifonik “Jehona”
Rudina Magjistari mirëpriti në studio këtë të premte 3 prej 5 anëtareve të grupit polifonik “Jehona”: Irini Qirjako, Sabahet Vishnja dhe Fiqerete Kapaj.
Grupi “Jehona”, i cili nën emrin “Bach is Back” ndërthur muzikën polifonike me kompozimet e Johann Sebastian Bach, ka realizuar një tur koncertesh në disa qytete të Italisë, por turi i planifikuar edhe shtete të tjera të Evropës, u shty për shkak të pandemisë. Megjithatë Gushti do të jetë premtues pasi ato do të rikthehen me katër koncerte të vendosura në Itali.
Tri këngëtaret mrekulluan Rudinën dhe të gjithë telespektatorët e Tv Klan, me një acapella live në studio.
Rudina: A mund të na improvizoni diçka të treja?
Irini Qirjako: Improvizojmë një këngë, po…
Rudina: Do ishte fantastike sikur ta bënim tani.
Irini Qirjako: Tani, tani…
Rudina: Fantastike, fantastike, po më vjen të lotoj nga bukuria e zërave tuaj…
Irini Qirjako: Na mungojnë edhe dy zëra…
Rudina: Fantastike, janë perla të vërteta dhe po ndihesha me fat gjatë kohës që ju këndonit…thashë sa me fat jam që i kam kaq pranë dhe ato po këndojnë këtu. Të mrekullueshme, të mrekullueshme. /tvklan.al