Të ftuar:
Majlinda Dodaj – Kreu i misionit diplomatik prane selise së shenjtë
Të gjithë e kujtojmë eventin e mbajtur në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Vatikan, ku në një ditë Selia e Shenjtë u kthe në një qendër pelegrinazhi shqiptarësh.
Një delegacion prej 200 shqiptarësh ishte atje. Njerëz të jetës publike, me një kontribut për Shqipërinë patën fatin të takojnë nga afër edhe Papa Françeskun. Po ashtu në këtë mbrëmje të organizuar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj ishin të ftuar dhe shumë emra të njohur si Dua Lipa, Inva Mula, Ermal Meta, Elhaida Dani, Lorik Cana etj.
Papa Françesku shtrëngoi dorën me të gjithë shqiptarët që ishin në sallë duke bërë që takimi të ishte i çliruar nga çdo emocion.
Shqiptarët me famë botërore dhe personalitete të jetës publike ishin ata që i dhanë këtij takimi pamjen e një peligrinazhi shqiptarësh në Vatikan.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj rrëfeu detaje rreth organizimit të këtij projekti dhe përshtypjet e Papa Françeskut për shqiptarët.
“Ishte fillimi i vitit, ishte Janar. Hapa konferencën me “Rrënjët europiane të Shqipërisë së Gjergj Kastrioti Skënderbeut” në senatin e Republikës. Në fund të Janarit thashë: Po sikur një grup i vogël shqiptarësh në kuadër të vitit të Skënderbeut të takonte Papa Françeskun.
Projekti në fillim qe më i vogël. Shpeshherë më pyesnin nëse do të kishte mundësi që të takonin ndonjëherë Papa Françeskun, ishte një dëshirë e shumë personave. Edhe artistët shpeshherë më kishin pyetur nëse mund ta takonin Papën. Dhe fillova të mendoj që një grup i vogël mund ta takonte. Pastaj nisën takimet e para në sekretarinë e shtetit duke kujtuar marrëdhëniet e Skënderbeut me Papa Kalistin III, me Papa Pion II, duke sjellë në vëmendje historinë e atyre shekujve, takim pas takimi arritëm në realizimin e audiencës në Qershor. Në përfundim iu drejtua letra Ministrit të Brendshëm të Vatikanit dhe pas 1 muaji erdhi përgjigja që Papa Françesku me kënaqësi pranon të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në kuadër të vitit të Skënderbeut.
Pas fjalimit të tij në takim, Papa vendosi të takojë të gjithë të pranishmit. E rëndësishmja e këtij takimi ishte se përveç artistëve ishin të gjithë liderët fetarë dhe Shqipëria edhe një herë tregoi unitetin për të cilin Papa Françesku gjithmonë flet. Papa Françesku e vlerëson bashkëjetesën fetare paqësore midis të gjitha feve. Në fjalën e tij Papa Françesku u drejtua duke thënë: Shqipëria në Europë. Dhe të gjitha gazetat u hapën me titullin: “Papa Françesku: Shqipëria pjesë integrale e Europës”.
Duke iu referuar Papa Françeskut besoj se do të jetë një mikpritje e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Që në fillim kur unë hapa audiencën Papa Françesku me dorën në zemër më tha: E kam bërë me zemër. Ai shprehu edhe një herë ndjenjat e respektit dhe dashurisë që ka ndaj Shqipërisë”, tha Dodaj.
Armand Peza – Administrator i “Geraldina Spoza”
Filmat qe ofrojne kinemate e kryeqytetit ne kete periudhe festash!