Ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka zhvilluar një seri takimesh me banore te Lunxhërisë dhe të Libohovës në jug të vendit. Ruli ka folur rreth ndryshimeve që maxhoranca pati guximin t’i shpallte 4 vite me parë dhe t’i realizonte gjatë kësaj periudhe, reforma të cilat sipas tij na kanë sjellë më pranë se kurrë familjes evropiane.

Genc Ruli: “Parulla Shqipëria po ndryshon, së pari ka pasur kuptimin që Shqipëria po ndryshon dhe po ndryshon në kahun e duhur, duke u bërë çdo ditë e më shumë vend që i afrohet Evropës. Jo një vend që bën zig-zage i afrohet dhe kthehet mbrapa prapë. Por në mënyrë të pandërprerë, çdo ditë bën një hap më shumë drejt Evropës dhe i tillë ka qenë progresi jon në këto katër vite.”

Si deputet I Gjirokastrës, krahas investimeve te shumta në këtë zonë çka justifikojnë votën e marrë, Ruli ka premtuar  projekte të tjera investimesh. Ruli theksoi se pavarësisht krizës globale falë politikave dhe menaxhimit të mirë të taksave Shqipëria ka pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike./tvklan.al

Gazetar Fjorald Zguro