Ministri i Energjetikës, Genc Ruli ka inspektuar punimet për ndërtimin e një hidrocentrali mbi lumin Shkumbin, në fshatin Sllabinjë të Pogradecit. Ndërtimi i këtij hidrocentrali është një investim prej 10 milion euro i qeverisë shqiptare dhe i është dhënë me koncesion për 35 vjet firmës investitorë. Sipas rulit ndërtimi i veprave të tilla energjetike, është dëshmi e faktit që qeveria,brenda një kohe të shkurtër arriti të ndërtojë një mekanizëm shumë të saktë dhe transparent të vlerësimit të projekteve koncesionare.
Genc Ruli: “Duke e vlerësuar sektorin energjetik is sektorin më priortar qeveria arriti për një kohë të shkurtër të ndërtojë një mekanizëm shumë të saktë, shumë transparent të vlerësimit të projekteve koncensionare, të negocimit të kontratave.”
Ministri i Energjetikes Genc Ruli nuk ka lënë pa përmendur dhe akuzat e opozitës për dhënien e hidrocentraleve me koncesion, të cilat i ka quajtur si absurde.
Genc Ruli: “Fjalët kritike që vijnë nga një opozitë e zilepsur nuk qëndrojnë, veçse në mendjen e tyre, por nuk kanë të bëjnë fare me këtë realitet. Tashmë dëshmohet me vepra konkrete.”
Midis të tjerash,Ruli ka vlerësuar edhe rolin e rëndësishëm që kanë këto vepra në shërbim të komunitetit,ku përveç përfundimit të segmentit rrugor me gjatësi 8 km, do të krijohen mundësi të shumta për punësimin e banorëve të zonës dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera./tvklan.al