Agjencitë ruse të zbatimit të ligjit do të dënojnë çdo protestë të paligjshme
Mbështetësit e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, do të mbajnë një tubim në të gjithë Rusinë, pavarësisht paralajmërimeve se ata mund të arrestohen.
Autoritetet kanë vendosur që çdo protestë e paligjshme do të dënohet dhe deri në pranverë nuk do të lejohet askush që të protestojë. Policia arrestoi mijëra njerëz në protestat në javët e fundit kundër burgosjes së politikanit opozitar.
Rusët do të mblidhen jashtë shtëpive të tyre në mbrëmjen e Ditës së Shën Valentinit, duke ndezur pishtarët dhe dritat e telefonit të tyre.
Navalny u arrestua muajin e kaluar kur u kthye nga Gjermania pas trajtimit për helmim, në Siberi, me atë që shumë vende perëndimore thonë se ishte një agjent nervor. Ai u burgos në 2 shkurt për shkelje të lirimit me kusht, për ato që ai tha se ishin akuza me motivacion politik.
Kritiku fajëson Putinin për helmimin dhe vendet perëndimore po planifikojnë që të ndërmarrin sanksione të reja kundër Rusisë. Kremlini mohon çdo përfshirje në lidhje me helmimin e Navalny-t.
Ishte Leonid Volkov, aleati më i ngushtë i Alexei Navalny-t që u bëri thirrje njerzve në rrjetet sociale që të dalin dhe të mbështetsin aktivistin. Për të, Rusia ka vendosur një urdhër ndalimi për organizim të paligjshëm të protestave.
Agjencitë ruse të zbatimit të ligjit kanë bërë të ditur se njerëzit që marrin pjesë në tubime të mund të përballen me akuza penale. Disa grupe të të drejtave akuzojnë policinë për përdorimin e forcës kundër protestuesve në javët e fundit.
Kremlini ka mohuar shtypjen nga policia dhe thotë se protestat ishin të paligjshme pasi ato nuk ishin miratuar dhe rrezikonin përhapjen e COVID-19.
Klan News