Autoritetet ruse të drejtësisë kanë arrestuar një shtetas gjerman, i cili dyshohet se do të sabotonte objektet energjetike në Rusi.
Shërbimi federal rus në një deklaratë të publikuar nga agjencitë ruse të lajmeve tha se shtetasi gjerman, i cili përdorte emër ukrainas Nikolai Gayduk po hynte në Kaliningard të Rusisë nga Polonia.
Gjatë kontrollit të policisë në makinën e tij u gjet 0,5 litra eksploziv i lëngshëm.
Shërbimi Federal i Sigurisë e akuzoi Gaydukun, i cili është banor i Hamburgut, se do të sabotonte objektet energjetike ruse me urdhrat e një ukrainasi, Alexander Zhorov, i cili jeton në Gjermani gjithashtu.
Shtetasi ishte i përfshirë në një shpërthim në një stacion të shpërndarjes së gazit në Kaliningrad në Mars të vitit 2024.
Autoritet ruse kanë ngritur një hetim dhe po përpiqen të kuptojnë nëse janë të përfshirë persona të tjerë.
Klan News