Marina daneze ndaloi anijen kineze të mallrave Yi Peng 3, e cila dyshohet se ka dëmtuar kabllot e telekomunikacionit në Detin Baltik.
Ndalimi u bë brenda ujërave territoriale daneze. Nuk ka asnjë informacion nëse ka pasur inspektim të anijes. Transportuesi kinez i mallrave po lundronte nga porti rus i Ust-Luga. Gjithashtu mësohet se kapiteni i anijes është shtetas rus.
Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet daneze, por transportuesi kinez dyshohet se ka dëmtuar kabllot e telekomunikacionit të shtrira në fund të Detit Baltik. Janë dëmtuar kabllot që lidhin Finlandën dhe Gjermaninë, si dhe ato që lidhin Suedinë dhe Lituaninë.
“Po e marr shumë seriozisht këtë çështje që lidhet me gjendjen e tanishme politike dhe të sigurisë. Së bashku me autoritetet gjermane dhe suedeze dyshojmë për një sabotim. Autoritetet daneze po e ndjekin nga afër këtë zhvillim.”
Për incidentin reagoi ashpër ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, sipas të cilit “nuk kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, por me sabotim të qëllimshëm”.
Kjo nuk është hera e parë që një anije detare kineze është përgjegjëse për dëmtimin e infrastrukturës strategjike në Baltik. Në Tetor 2023, tubacioni i gazit Baltiçonenctor që lidh Estoninë dhe Finlandën u dëmtua. Tubacioni i gazit u dëmtua nga një spirancë e hedhur nga kuverta e anijes kineze të kontejnerëve New Polar Bear.
Klan News