Fatmir Aliu: “Në sajë të integrimeve evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, deklarata e cila u dha sot nga presidenti rus, Dimitri Medvedev ishte një shuplakë për të gjithë ata evropianë që mendojnë se do t’ia dalin vetë me Rusinë. Presidenti Medvedev tha se Serbia ka përkrahjen e plotë të federatës ruse për integritetin e saj territorial dhe se Kosova është një pjesë e pandashme e saj. Që është në fakt edhe në kontradiktë me të gjitha aspiratat që edhe vetë KE tani ka për rajonin. Ndryshe presidenti Medvedev dhe presidenti Tadic janë pajtuar që të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, ku Rusia në fakt ka edhe të drejtën e vet dhe pa pëlqimin e saj nuk mund të zgjidhen çështjet në rajonin tonë. Presidenti serb, Boris Tadic, ka folur shumë në superlativ për Rusinë, për rëndësinë e Rusisë, sikur edhe për vetë Medvedevin, si një lider i cili nuk guxon aq lehtë të merret si asgjë. Ndërsa Rusia si një superfuqi e cila nuk mund të anashkalohet në politikën ndërkombëtare. Sepse këtu po flitet për shtetin më të madh në planet siç tha Tadic, sepse Rusia ka një traditë të gjatë të pjesëmarrjes në çështje ndërkombëtare. Andaj edhe presidenti serb e ka mirëpritur, e ka quajtur si historike jo vetëm deklaratën e presidentit Medvedev, por vizitën e tij në Serbi meqë po e merr një përkrahje shumë të fuqishme në Rusia për çështjen e saj kryesore dhe ajo është në fakt Kosova. Një detaj nga kjo është se presidenti rus për ta balancuar gjithë deklaratën e tij kundërthënëse e tha e se Serbisë i jepet përkrahja e vetë Rusisë në aspiratat e saj të integrimit evropian dhe se kjo në thelb nuk i dëmton raportet mes të dyjave.”/tvklan.al