Ushtria e Vladimir Putin nisi një sulm të madh raketor në Kiev teksa shpërthime u dëgjuan në portin e Detit të Zi të Odesës dhe qytete të tjera në Ukrainën perëndimore.
Goditjet edhe këtë herë ashtu si edhe me pare shënjestruan infrastrukturën elektrike duke ndërprerë energjinë për miliona banorë.
“Rusia synon të na privojë nga energjia. Në vend të kësaj, ne duhet ta privojmë atë nga mjetet e terrorit. Unë përsëris thirrjen time për më shumë ndihmë me sistemet e mbrojtjes ajrore” , shkroi Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha në një postim në rrjetet sociale.
Sistemi energjetik i Ukrainës ka pësuar tashmë 11 valë sulmesh këtë vit, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha. Sulmi me raketa u parapri nga një tjetër gjatë natës që përfshinte dhjetëra drone, por nuk u raportua për viktima.
Bombardimet vijnë në një kohë kur administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë Dollarë.
Klan News