Trupat ukrainase po vijojnë ofensivën e tyre në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, ndërsa sulmi i tyre i befasishëm ndërkufitar hyn në ditën e pestë.
Për këtë arsye Rusia ka nisur të zbatojë masa kundër terrorizmit në Kursk, rajonin ku ka nisur inkursion ushtria ukrainase, si dhe në dy rajone të afërta, Brajansk dhe Belgorod. Vendimi është marrë nga shefi i shërbimit të inteligjencës të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), si përgjigje ndaj ofensivës së pashembullt të Ukrainës për të destabilizuar situatën në disa rajone.
Rusia ka shpallur atë që e ka përshkruar si emergjencë të “nivelit federal” në rajonin Kursk, disa orë pas sulmeve të ushtrisë ukrainase. Ukraina nuk e ka pranuar hapur inkursionin, por presidenti Volodymyr Zelensky tha këtë javë se Moska duhet të “ndiejë” pasojat për agresionit të saj e saj.
Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se ka humbur më shumë se 280 personel në 24 orët e fundit gjatë zmbrapsjes së ushtrisë ukrainase. Mediat shkruajnë se trupat ukrainase po operojnë më shumë se 10 km brenda Rusisë përparimi më i madh nga Kievi që kur Moska filloi agresionin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Mes të tjerash vullnetarët ukrainas kanë evakuuar dhjetëra banorë nga rajoni verior i Sumy, në pritje të më shumë sulmeve ruse si përgjigje e inkursionit ushtarak ndërkufitar të Ukrainës në rajonin e Kurskut. Guvernatori i Sumy, urdhëroi evakuimin e 28 fshatrave nga një zonë 10 km afër me kufirin.
Luftimet në Kursk janë afruar gradualisht me një termocentral bërthamor, duke bërë që agjencia bërthamore e OKB-së të lëshojë një deklaratë duke u kërkuar të dy palëve të “ushtrojnë përmbajtje maksimale”.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi u bëri thirrje të gjitha palëve të marrin masa “për të shmangur një aksident bërthamor me potencial për pasoja të rënda radiologjike”.
Klan News