Ryan Reynolds ka ndarë disa detaje të parrëfyera më parë për filmin e tij të parë të sagës “Deadpool”.
Aktori kanadez zbuloi se vendosi të paguhej më pak në mënyrë që skenaristët të qëndronin në sheshxhirim.
“Pranova të paguhesha më pak për filmin në mënyrë që të kontribuoja: Ata nuk lejonin bashkëskenaristët e mi Rhett Reese dhe Paul Wernick në sheshxhirim, kështu që pranova pagën e vogël dhe pagova që ata të qëndronin me mua”.
Ylli i Marvel tha se sakrifica ia vlejti për të ndihmuar ekipin kreativ që kishte një buxhet të kufizuar.
“Mendoj se një nga armiqtë më të mëdhenj të krijimtarisë është koha e tepër dhe paraja, ai film nuk kishte as kohën, as paratë. U fokusua më shumë te persosnazhi sesa spektakli, çka është më e vështirë për t’u realizuar në një film të frymëzuar nga një libër komik. Isha kaq i përfshirë në çdo mikro-detaj dhe s’isha ndier ashtu prej një kohe shumë të gjatë. Më kujtohet sesi doja ta ndieja më shumë, jo vetëm për ‘Deadpool’, por për gjithçka”.
Asokohe, “Deadpool” doli në kinema në shkurt 2016 dhe grumbulloi thuajse 783 milionë dollarë në arkat botërore.
Reynolds dhe Hugh Jackman janë protagonistët e filmit të tretë, “Deadpool & Wolverine” të sagës së famshme të Marvel i cili do të dalë në kinema më 26 korrik./tvklan.al