Nëse dëshironi të bëheni të pasur filloni të investoni dhe nisni ta bëni një gjë të tillë sa më parë të mundeni.
“Të bëhesh i pasur është një çështje përkushtimi dhe të qëndruarit sistematik në kursime dhe në një plan investimesh”
, shkruan në librin e tij “Çiftet e zgjuara përfundojnë të pasur”, këshilluesi financiar David Bach.
“Nuk ka nevojë të kesh para për të bërë para”
, shkruan ai.
“Duhet vetëm që të marrësh vendimet e duhura dhe të veprosh në bazë të tyre.”
Për të ilustruar thjeshtësinë e të bërit para me kalimin e kohës, Bach krijoi një grafik, duke detajuar sa para duhet të vini mënjanë çdo ditë, muaj apo vit, në mënyrë që kur të keni mbushur 65 – vjeç të keni kursyer 1 milion dollarë.
Grafiku merr parasysh që e keni nisur me zero para investim.
Teksa shifrat në këtë grafik mund të mos jenë ekzakte, në vetvete ilustron se me përkushtimin e duhur për të kursyer, qoftë edhe pak dollarë në ditë, ose lekë në rastin e Shqipërisë, diferenca mund të jetë e madhe.
Kështu që, herën tjetër që po mendoni të pini një kafe të dytë, apo të uleni në një lokal që e ka atë mbi 200 lekë, mendoni për këtë grafik dhe ato para vendosini mënjanë tek kursimet.
*
Në grafik tregohet mosha përkatëse duke nisur nga 20 – vjeç, ku paratë që duhet të hiqni mënjanë janë 2 dollarë (rreth 250 lekë) çdo ditë dhe në fund të muajit do të keni kursyer plot 61 dollarë (rreth 7 500 lekë). Ndërsa në vit shifra shkon në 730 dollarë (90 000 mijë lekë).
Paratë që duhet të hiqni mënjanë, sipas grafikut shtohen në bazë të moshës.
/tvklan.al