Ekipi i Bundesligës 3 eliminon edhe Gladbah, prek gjysmëfinalen
Kupa e Gjermanisë vijon të jetë e paparashikueshme. Vit pas viti nuk mungojnë befasitë nga skuadrat e vogla dhe mrekullia e këtij sezoni e ka emrin Sarbruken. Eliminimi i Bayern Munich dy raunde më parë u duk si fat, ndërsa tashmë, skuadra e Bundesligës së tretë në Gjermani ka prekur gjysmëfinalen.
Skuadra nga niveli i tretë i futbollit në vend largoi nga gara një ekip si Monchengladbach teksa triumfoi me shifrat 2-1.
Saarbrucken është shndërruar në makth për skuadrat e Bundesligës, pasi janë në tre, konkretisht, Bayern Munich, Eintracht Frankfurt dhe Gladbah. Megjithatë nuk është befasi vetëm Sarbruken, pasi në gjysmëfinale vetëm një skuadër është nga elita e futbollit gjerman Bundesliga, kryesuesit e kampionatit, Bayer Leverkusen.
Përveç Leverkusenit dhe Saarbrucken në gjysmëfinale janë edhe Kaiserslautern dhe Fortuna Dusseldorf nga Bundesliga 2. Skuadra e Bundesligës së tretë do të përballet në gjysmëfinale me Kajserlauter, ndërsa Leverkusen do ketë kundër Dusseldorfin.
Klan News