Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ministria e Mbrojtjes nuk ka kapacitete për të përballuar fatkeqësi natyrore. Tragjedia e 9 Janarit në Jon e dëshmoi një fakt të tillë. Ish-ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj dhe këtë deklaratë pas raportimit të kreut aktual të këtij dikaster Pandeli Majko, në komisioin parlamentar të mbrojtjes.
Sabit Brokaj:- “Ne nuk kemi mjete detare efikase, që për çdo kohë të keqe në det të japin ndihmën e mjaftueshme. Kështu që ky është një konkluzion tashmë i arrirë. Ishte një det 5 apo 6 ballë, për një kategori anijesh është i palundrueshëm, për anije të tjera është plotësisht i lundrueshëm. Zbulimi detar ka një efikasitet X, aktualisht nuk e ka të përsosur përsëri për arsye teknike”.
Për tragjedinë e Vlorës komisioni parlamentar i mbrojtjes, arriti në përfundimin, se një nga shkaqet që dha rezultate negative në shpëtimin e viktimave, ishte edhe mungesa e informacionit mes strukturave shtetërore./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj