Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sabri Godo:- “Është një provokacion me trajtën e një agresioni dhe që nuk duhej lejuar. Këto nuk janë më provokacione që mund të përballohen nga policia kufitare, duhet që gjendjen ta marrë nën kontroll ushtria. Ne është e vërtetë që duhet tu ruhemi provokacioneve, porn ë asnjë rast nuk mund të lejojmë shkeljen e integritetit tokësor, për më tepër rrethimin dhe djegien e fshatrave tona. Kjo nuk duhet të përsëritet. Unë besoj në atë që ka thënë dje presidenti, se ne duhet tu përgjigjemi vendosmërisht akteve të tilla, të cilat mund të vijnë duke u zgjeruar në rast se nuk ndalohen”.

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Dje ka qenë një incident, një incident i rëndë, që nuk është vetëm futja 150 m në thellësi të tokës shqiptare të forcave ushtarake serbe, por vazhdimi edhe sot I bombardimit të territorit shqiptar me predha artilerie të cilat pastaj shpërndajnë mina. Unë mendoj që gjëndja e jashtëzakonshme presupozon masa të tilla të cilat në vend që mund ta rregullojnë gjendjen edhe mund ta vështirësoj. Policia dhe ushtria po ben punen e vetë. Nuk është e nevojshme të krjojmë alarme edhe të krijojmë panik. Mendoj që Shqipëria nuk është pjesë e konfliktit. Ne po përballojmë kryesisht valën e refugjatëve, po i japim të gjitha mundësinë Natos të instalohet në Shqipëri, duke krijuar edhe mbrojtjen e Shqipërisë./tvklan.al