Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Republikanët kanë dhënë alarmin për shkeljen e Kushtetutës në administrimin e trojeve dhe ndërtesave të ish-pronarëve. “Afati 3 vjeçar i përcaktuar në nenin 41 të Kushtetutës, po shkelet nga qeveria”, ka deklaruar sot kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godo.  

Republikani Sabri Godo:- “Unë jam për kthimin dhe për kompensimin e pronave, do të thotë atje ku nuk mund të kthehet, për arsye se trualli i dikujt është përdorur për nevoja publike, ai duhet t’i kompensohet pronarit”.

Gazetari:- Në sa sipërfaqe?

Republikani Sabri Godo:- “Ne nuk kemi caktuar sipërfaqe, këtu bëhet fjalë për kthimin e plotë të pronave dhe ka të bëjë siç thashë me trojet dhe ndërtesat në qytete, kurse përsa i takon tokës bujqësore, në projekt-ligjin që do të paraqesim atje, pastaj do të ketë edhe ndonjë ndryshim nga ky kriter”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame