Armando Sadiku po bind akoma më shumë me kalimin e ndeshjeve se ishte një zgjedhje e duhur për Lugano. Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e parë të takimit që i hapi rrugën fitores 2 – 1 me Lausanne. Lugano me këtë fitore krijon më shumë siguri për të qëdnruar në Superligën e Zvicrës, objektivi kryesor i ekipit të Paolo Tramezzani. Armando Sadiku ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje me skuadrën nga Tiçino ku u huazua në janar.
Në kampionatin amerikan debutoi Jahmir Hyka. Mesfushori shqiptar hyri në fushë në mitën e 70’ për San Jose. Ekipi i tij mundi 1 – 0 Montreal në takimin e javës së parë, ndërsa Hyka tregoi menjëhre aftësitë e tij duke dhënë pasimin që mund të sillte një tjetër gol. Jahmir Hyka firmosi një kontratë 3 vjeçare pak kohë më parë me San Jose.
Tv Klan