Qytetarët e Londrës rizgjodhën Sadiq Khan si kryebashkiak duke siguruar një mandat rekord të tretë radhazi.

Fitorja e Khan është një tjetër zhgënjim për konservatorët të cilët drejtojnë qeverinë. Khan, i cili u bë kryebashkiaku i parë mysliman në vitin 2016 fitoi gati 44% të votave përkundrejt kundërshtares së tij politike Susan Hall të Partisë Konservatore.

Mbështetësit e tij thonë se gjatë mandatit të tij ka patur arritje të shumta si ndërtimi i shumë shtëpive, ushqimi falas në shkollë për fëmijët e vegjël, mbajtja nën kontroll e kostove të transportit dhe mbështetja e grupeve minoritare të Londrës.

Teksa rizgjedhja e Sadiq Khan pritej gjerësisht, laburistët rrëmbyen gjithashtu një fitore të papritur, në rajonin qendror Ëest Midlands në të cilin ndodhet qyteti i dytë më i madh i Britanisë, Birmingham.

Rezultati i Khan është cilësuar si “historik” nga lideri laburist, Keir Starmer, i cili nxitoi t’i bashkohej Sadiq në festime dhe për të përfituar nga rasti për t’i propozuar kryeministrit Sunak zgjedhje të parakohshme.

Sondazhet e opinionit deri më tani tregojnë se laburistët do të fitojnë zgjedhjet e ardhshme kombëtare, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes konservatore në Britaninë e Madhe.

Klan News