Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, nisi me surpriza dhe shumë të papritura, teksa vajzat takuan Saimirin në një qendër SPA.
Përveç takimit në grup me të gjitha vajzat në pishinë, protagonisti i këtij show ndau disa biseda të shkurtra edhe me disa nga konkurrentet, mes të cilave ishte edhe njëra nga binjaket, Silvana.
Programi “Daily Love Story” sjell këtë herë takimin e plotë, teksa të hënën në spektakël u transmetua vetëm një pjesë e takimit.
Veç të tjerash ata kanë folur edhe për udhëtimet, ndërsa Silvana kishte vënë re që Saimiri i bënte pushimet në Ibiza.
Më tej 33-vjeçari e ftoi bukuroshen për një udhëtim në ishullin grek të Mykonos, duke qenë se ajo nuk kishte qenë asnjëherë atje.
Silvana: Si je?
Saimiri: Mirë, si ndihesh ti?
Silvana: Mirë shumë mirë
Saimiri: Mirë? Edhe pse pa motrën?
Silvana: Po edhe mu bë qejfi që arrite të na ndaje. Të më njohësh njëherë mua dhe pastaj atë. Duket shumë ngrohtë këtu. Ty si të duket?
Saimiri: Tani që erdhe ti edhe më mirë. Të zgjodha sot vetëm sepse kur ju shoh të dyja më dukeni si i njëjti person.
Silvana: Zgjodhe vajzat më seksi apo…sepse lloji i takimit është pak seksi?
Saimiri: Jo nuk është puna vetëm për seksi, doja t’i shihja vajzat natyrale, të palyera, thjesht fare sepse edhe e preferoj këtë. Doja të shihja edhe cila vajzë merrej me sport, cila jo?
Silvana: Po si mendon, merrem me sport unë?
Saimiri: Mund ta keni dhe gjenetike…
Silvana: Merrem dhe me palestër por është shumë gjenetike. Ti shkatërrohesh me palestër
Saimiri: Bëj pak, përditë…përpiqem. Të pëlqejnë trupat e palestruar apo?
Silvana: Për mua këto nuk është se kanë shumë vlerë, është normale si një impakt i parë kur e shikon një mashkull të bukur dhe më tërheq.
Saimiri: Po çfarë ka vlerë për ty?
Silvana: Dua të të përshkruaj pak mashkullin ideal, që nuk është se e kam gjetur ndonjëherë. Nuk e dua të ëndrrave, mjafton të plotësoj disa kërkesa të miat. Pika e parë duhet të jetë i sinqertë. Nuk e di nëse ti je i sinqertë se ti s’më dukesh shumë.
Saimiri: S’të dukem i sinqertë? Unë jam njeriu më i sinqertë dhe më i drejtë. Unë i them gjërat ashtu siç janë. Po të pëlqyen mirë, po s’të pëlqyen prap okay.
Silvana: Çfarë më pëlqeu tek ti sot ishte se…shumë vajza këtu nuk të pëlqejnë nuk e di nëse e kam konceptuar gabim. Sipas meje ti i seleksionon vajzat? Mua më pëlqejnë meshkujt që i seleksionojnë vajzat.
Saimri: Sigursht sepse nuk jam nga ato që marr çdo vajzë se përndryshe nuk do isha beqar. Unë shoh çdo gjë të një vajzë, që nga e folura, që nga e lëvizura, mënyera si vepron…
Silvana: E sheh bukurinë, është kryesore bukuria?
Saimiri: Bukuria patjetër sepse po nuk të tërhoqi nuk do t’i njohësh as karakterin as asgjë fare. Por duhet të përshtatesh sepse po nuk të tërhoqi dikush, çfarë interesi ke ti me të, duhet të të lidhi diçka, të kesh kimi
Silvana: Ti si e kupton kiminë, e kupton direkt apo u jep kohë njerëzve që ti njohësh?
Saimiri: Vajzat bëhen më të bukura duke i njohur më mirë, por ka edhe nga ato që kur e sheh në fillim të jep një si ndjenjë pozitive ose diçka që të tërheq.
Silvana: Çfarë ndjenje të kam dhënë unë që më zgjodhe?
Saimiri: Ty të zgjodha unë sepse vërtetë motra jote është gati e njëjtë, por ti më ke pëlqyer si tip pak më shumë sepse më dukesh më e thjeshtë më e dashur, më dukesh dhe më xheloze si tip.
Silvana: Ku e kupton që jam xheloze? Ma thuaj konkretisht
Saimiri: Nuk edi, e shfaq.
Silvana: Unë besoj se nëse ti je vërtet e interesuar për një person, pak xhelozi duhet. Edhe është e bukur, në qoftë se ti e vlerëson. Edhe pse ndoshta unë mund të jem treguar pak xheloze me ndonjë vajzë këtu, sipas meje ti duhet ta vlerësosh sepse do shohësh interesin që kam unë ndaj teje.
Saimiri: E marr vetë iniciativën, nëse më pëlqen një vajzë edhe e puth. Nuk pres të më puthi ajo.
Silvana: Domethënë je mashkull që merr iniciativën?
Saimiri: Normale. Sigurisht! Nuk jam tip i tërhequr ose i turpshëm ose diçka, por duhet të jetë edhe momenti, duhet të jetë edhe e ndjerë. Duhet të ketë diçka që mua të më shtyjë ta puth një vajzë.
Silvana: Sidomos këtu brenda sipas meje sepse është një “Love Story”
Saimiri: Ne sa kemi filluar, un nuk kam arritur…mund të kem pëlqime ose diçka
Silvana: Nëse do ishe jashtë do më puthje?
Saimiri: Jo edhe jashtë jam i njëjti. Nëse do të të pëlqeja që natën e parë dhe do kisha të ndjenjën do të të puthja.
Silvana: Domethënë nuk e jep puthjen e parë, që natën e parë një vajze? Ti nuk e ndjen sot
Saimiri: Po nuk e ndjeva jo. Kaq…Unë nuk vuaj për puthje dhe për diçka tjetër se…
Silvana: Nuk e ndjen sot me mua puthjen?
Saimiri: Jo se është herët akoma. Si mendon ti?
Silvana: Unë kam të njëjtin mendim. Sidomos unë që jam femër, jam pak më stepur, sidomos kur dua një gjë serioze. Sepse kur ti do diçka argëtuese është gjë tjetër.
Saimiri: Puthja nuk ka lidhje me seriozitetin. Unë puthjen e bëj siç e ndjej, s’do të thotë që unë do lidh kontratë tani dhe do jetojmë 10 vjet bashkë dhe po të puth.
Silvana: Mua në rradhë të parë më pëlqen ta marri iniciativën mashkulli. Gjithçka duhet të jetë reciproke pastaj sepse nuk shkon vetëm mashkulli dhe femra të rrijë. Por puthjen mashkullit sipas meje, nëse do e ndjeja do ia ktheja puthjen.
Saimiri: Dua që të ndihesh komode në rradhë të parë, dua të të bëj edhe një kompliment për trupin. Sot i pashë të gjitha me atë syrin edhe…më vjen mirë, ke trup shumë të bukur.
Silvana: Faleminderit! Edhe ti shumë i mirë je. Edhe pse unë ta thashë që nuk jam tek tipat e palestruar ose me tatuazhe, por ti më pëlqen fizikisht, që ditën e parë që pashë videon.
Saimiri: Imagjino t’më kishe parë me rroba banjo
Silvana: Po të kam parë në instagram
Saimiri: Ooo e sheh ti, kurse unë s’ju kisha parë fare
Silvana: Më dukesh dhe tip udhëtimesh, Ibiza, Brazil, edhe mua më pëlqejnë shumë udhëtimet.
Saimiri: Ku do kishe qejf që të ishim ne të dy?
Silvana: Më pëlqeu shumë dhe më dukesh shumë tip Ibiza ti, apo jo?
Saimiri: Unë shkoj në këto vendet që quhet hot-spot në të gjithë botën, Ibiza, Monaco, Saint Tropez. Edhe Mykonos, të pëlqen?
Silvana: Të pëlqen Ibiza të shkojmë bashkë? Mykonos jo
Saimiri: Edhe atje do të të marr me vete se është shumë bukur
Silvana: Do më marrësh? Shumë mirë. E organizuam udhëtimin e ardhshëm.
Saimiri: Silvana ishte një kënqësi që kaluam pak kohë bashkë se herën e fundit ishim pas mureve
Silvana: Edhe për mua ishte një bisedë pak sqaruese
Saimiri: Do kemi mundësi të tjera për të folur më gjatë dhe më seriozisht.\tvklan.al