Javën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri bëri një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ftoi ato në një qendër SPA.

I gjithë grupi i vajzave kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari veçoi disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.

Saimiri zgjodhi Enxhin, për një takim të shkurtër, ku ndryshe nga vajzat e tjera atë e takoi në një dhomë masazhi.

Daily Love Story sjell takimin e plotë mes tyre, pasi të hënën u transmetua vetëm një pjesë e shkurtër.

Veç të tjerash ata kanë ndarë mendime se si duhet të jetë një marrëdhënie në çift dhe për xhelozinë.

Më tej Enxhi është ndalur tek dashuria si koncept, ku i ka kërkuar Saimirit një përkufizim, në vetëm një fjali.

Enxhi: Je shumë i madh dhe ti do dy shishe. Na harxhove edhe vajin. Gjithë këto shpenzime. Gjej vetes një të dashur që mund t’i bëjë të gjitha i thonë kësaj, përveçse të gatuajë

Saimiri: S’di të gatuash? Do vdisekemi për buk domethënë se edhe unë s’jam ndonjë kuzhinier i mirë.

Enxhi: Unë shpresova në fakt që të dije ti të gatuaje sepse edhe në shtëpinë time babit i jepet më shumë

Saimiri: I paskeni ndarë detyrat domethënë, meshkujt gatuajnë

Enxhi: Po ti pse shqetësohesh o zemër, ti ke edhe restorantet, s’na bie kurrë të rrimë pa ngrënë. I gjejmë gati

Saimiri: Unë nuk e kam problem se nuk e marr një vajzë ta bëj kuzhiniere ose pastruese, por thjesht më duket një vajzë më e plotë kur di pak nga kuzhina

Enxhi: Pse ti mendon se është diçka minus që unë s’di të gatuaj?

Saimiri: Jo se është minus se do të fus në kurs unë…

Enxhi: Nuk është fare se ajo mësohet, një muaj. Pastaj jam shumë e kapshme. Për një javë mësoj të gatuaj tak tak. Kot tani duke bërë gjoja. Po hë Saimir, ça mendon ti se ke defekte te vetja ose që unë duhet të ta pranoj ty, ma thuaj diçka se ne i dimë të gjitha gjërat e mira të tuat. Të të nxjerr pak atë që ke ti më kompleks te vetja ose nuk e di.

Saimiri: Nuk është se kam komplekse. Defekt mund të kem ktë që jam pak tip perfeksionist. I shoh gjërat deri në detajin e fundit ose po e bëra një gjë o e bëj ose nuk e prek fare me dorë. Jam tip shumë i prerë.

Enxhi: Unë këtë mendim kam pasur që ti i shikon gjërat me një sy shumë kritik që në fillim dhe prandaj nuk je nxituar për të bërë deklarata për vajzat dhe për të veçuar ndonjërën nga vajzat sepse i shikon gjërat me një sy shumë shumë kritik mendoj.

Saimiri: Duhet të kaloj pak kohë me të gjitha vajzat, me një takim të shkurtër ose të gjatë sido që të jetë që të kem një përshtypje nga të gjitha para se të marr një vendim.

Enxhi: Të pëlqejnë vajzat që janë pak dramatike? Nuk të pëlqejnë të qeta?

Saimiri: Nuk mund të them. Duhet të kesh edhe një marrëdhënie si shok dhe shoqe, të kesh humor me njëri-tjetrin. Nuk më pëlqen ajo marrëdhënia kur unë jam mashkulli dhe ti femra dhe të kesh frik të thuash diçka se mos ma marri për keq, më mirë të jesh lirshëm me njëri-tjetrin. Rëndësi ka që të jesh i sinqertë. Të thuash çfarë të pëlqen çfarë s’të pëlqen, sepse po nuk pate komunikimin…

Enxhi: Në momenti që nuk ka diskutim atëher bëhet problem dhe në momentin që bëhen dy gjëra bashkë pa u diskutuar atëherë bëhet një problem. Unë jam tip që kam çfarë kam ta them në ato momente që ndodh, jam më e drejtëpërdrejtë se ç’duhet.

Saimiri: A je xheloze, se më dukesh tip xheloz shumë?

Enxhi: Nuk jam xheloze, unë jam pak territoriale. Në momentin që unë të kam zgjedhur ty dhe ti më ke zgjedhur mua, ky është fakt për mua. Nuk është se jam xheloze që ti mund të shkosh me vajzat e tjera, sepse ti e ke bërë këtë zgjedhje dhe je mjaftueshëm i rritur dhe nuk të ka detyruar njeri, por urrej shumë nëse më gënjen dikush. Sepse nuk arrin dot të më gënjesh dhe në momentin që përpiqesh të më gënjesh të tregon ty pa karakter. Dhe në këto momente unë nuk të dua më, më ftohesh si njeri. Ose bëhem xheloze shumë nëse u jep prioritet gjërave të tjera, domethënë nuk e dua për titull, e dua një të dashur për të qenë aty tamam i dashur.

Sepse unë jam nga ato vajza që rri vetëm, nuk e kam problem. Nuk e kam domosdoshmërisht nevojën e një partneri si emocionalisht, si gjitha me rradhë. Më duhet një person shumë koshient që e di çfarë po bën, e di çfarë kërkon dhe e di që më ka zgjedhur mua. Pastaj në momentin e parë që unë do vë re që ti ke një pëlqim për X vajzë, atëherë vetëm të të gënjejë kot që nuk ndihem xheloze. Nëse do e shikoja që të pëlqen shumë, normalisht që do stepesha. Po ti nuk je nga ato tipat e nxituar, nuk ma jep këtë përshtypje. Nuk je sipërfaqësor. Zakonisht mua njerëzit më shohin në mënyrë shumë sipërfaqësore sepse aq kapacitet kanë edhe ndodh ky problemi që unë jam vetëm.

Saimir: Nuk jam tip që impresionohem shumë shpejt. Çfarë ka qenë që të ka tërhequr më shumë tek unë? Se për shembull kur njëra ka një buzëqeshje shumë të bukur sa më pëlqen buzëqeshja, tjetra sytë…

Enxhi: Të kam parë, më je dukur shumë simpatik se unë e dua të dashurin të bukur. Të krahasohet pak me mua, kush është më i bukur. E kam pak këtë punën e prezencës sepse kur është mundësia pse jo. Mua më pëlqen pak bukuria, pastaj më je dukur i fiksuar pak, detajist në maksimum. Më pëlqejnë njerëzit që e mbajnë veten sepse është mundësia dhe më duket pak pjesë e injorancës nëse ti nuk merresh me veten. Dhe arsyeja kryesore që je një djalë shumë i suksesshëm.

Saimiri: Çfarë është diçka tjetër që ty të ka mbetur merak të pyesësh?

Enxhi: Si e mendon ti dashurinë me një fjali, shkurt?

Saimiri: Tani njerëzit kanë shkruar libra e kanë bërë filma për dashurinë, ti e do me nji fjali. Dashuria duhet të jetë diçka që të mban gjallë, që ti sa herë e sheh të dashurën ose bashkëshorten, të kesh një ndjenjë të mirë sa e sheh.

Enxhi: Të ta them un ë të preferuarën time se ëhstë pak më e thellë? Dashuria për mua është kur ti mund të rrish pa atë person dhe ti prap zgjedh që të rrish me atë person. Mos kalohet në nevojë. Unë erdha këtu për ty por jam pak edhe me këtë jep merr. Ti lësh tjetrit hapësirë që të bëjë diçka për ty. Unë nuk do vija kurrë këtu me të puth apo…do ti pastaj se unë erdha këtu për ty. Ti duhet ti bësh këto hapat

Saimiri: Unë kërkoj që secila nga ju të jetë vetvetja, pastaj ka gjëra që…puthja ose këto ndodhin nga pëlqimi ose momenti që ti ndjen. Kur të ndodhi ajo ndjenja…

Enxhi: Pse stë ndodhi akoma ty? Okay mos e trego se bëhen xheloze gocat e tjera

Saimiri: Po erdhi shansi prap, do e shohim në të ardhmen.\tvklan.al