Xhesi dhe Saimiri kanë pasur një takim mjaft të veçantë këtë herë, ku kanë shijuar një kërcim me maska.
Ata kanë biseduar për personat që janë të “maskuar” në karakter, teksa Xhesi ka pyetur Saimirin nëse ka pasur persona me maskë në Love Story.
Ndërkohë, 33-vjeçari ka theksuar se kanë qenë disa persona të tillë, por ai është përpjekur të shohë përtej fasadës.
Xhesi: Më vjen mirë që kjo gjë të ka bërë njohës të mirë të natyrës njerëzore, ndoshta dhe pak skeptik nga ana tjetër. Por gjithsesi, eksperienca të tilla të ndihmojnë t’i njohësh njerëzit më mirë. Mendon ti që në këtë rrugëtim të këtij emisioni ka pasur shumë maska?
Saimiri: Mendoj që ka pasur disa maska në këtë rrugëtim, por unë jam përpjekur që të shoh pas fasadës, pas maskës. Ndaj kam marrë ato vendime që kam marrë. Unë e kam thënë që pëlqej shumë sinqeritetin dhe njerëzit e vërtetë dhe prandaj je këtu akoma. Është jashtë mode për të jetuar një jetë me maskë. Dua të jem gjithmonë vetvetja dhe i vërtetë.
Xhesi: Në fakt kjo është diçka që më ka pëlqyer dhe që e kam vënë re që në fillim tek ti. Nuk je munduar të shfaqesh asnjëherë ndryshe nga ç’je, në të gjitha ato puçet e vogla, gjithë gjërat e tua, nuk je hequr ndryshe për të fituar pikë apo nuk e di. Dhe kjo më pëlqen, më pëlqen ti ashtu siç je.
Saimiri: Je një vajzë e mrekullueshme!/tvklan.al