Akuza të drejtpërdrejta për korrupsion i ka adresuar kryeministri Sali Berisha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit dhe planin rregullues të kryeqytetit.
Gjatë një takimi ku startoi dhënia e tapive për zonat informale, kreu i ekzekutivit tha se Rama ka toleruar me dashje informalitetin duke përhapur kancerin e korrupsionit me lejet e ndërtimit, të cilat i ka përdorur si plaçkë personale.
Sali Berisha: “Imagjino zotërinj qytetin e Tiranës në të cilin rreth 10 mijë apartamente shtesa mbaheshin peng nga bashkia e qytetit për t’u vjedh e për t’u mjel dhe pa asnjë tjetër, po nuk ke gojë të flasësh kur mban peng qendrën, kur në çdo rrugë dhe në çdo rrugicë ke krijuar dhe intoleruar informalet. Fenomeni ka vuajtur shumë edhe nga kanceri i korrupsionit. Në këtë aspekt Tirana është modeli, modeli më i shëmtuar. Jo vetëm që nuk legalizohen shtesat e pallateve, por sot nuk dorëzohet. Plani urbanistik i qytetit i financuar tërësisht nga Banka Botërore. Nuk dorëzohet plani…të gostitet të ndahet me klane qartësisht të lidhura këmbë e kokë me kryetarin e bashkisë, i cili pasi vendosi këtu sistemin më të turpshëm të lejeve të ndërtimit prej 355 ditësh dhe renditi Shqipërinë në vendin e 176. Kanë marrë peng qytetin dhe Tiranën me planin urbanistik sikur ta kishte personale. Ka frikë ta dorëzojë sepse u ka dhënë dhjetëra e dhjetëra hektarë tokë publike që s’do të mund të përdorë dot një centimetër kompanive Edil dhe stër Edil”.
Berisha ka kritikuar edhe qëndrimin e shoqatës së ndërtuesve përballë këtyre fakteve, duke thënë se ajo ka heshtur për planin rregullues të Tiranës pasi disa kompani ndërtimi janë pjesë e aferave me kryetarin e bashkisë.
Sali Berisha: “Kam respekt shumë për shoqatën e ndërtuesve. Nuk kemi parë të kërkojnë planin së shumë prej tyre janë të lidhur kokë e këmbë sepse e dini. Është në krye të shoqatës. Ka marrë llokmat e veta, por ndërtuesit e tjerë s’kanë pse të ketë. Zotërinj ndërtues duhet të ngrini zërin tuaj. Nuk duhet të…kaq lehtë sepse nuk jeni bërë ndërtues as nga Sali Berisha, as nga Edi Rama dhe nuk duhet të pranoni ju që për tre kompani të mbahet peng plani urbanistik i qytetit tuaj”./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro