Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pjesëmarrja e policisë ditën e zgjedhjeve, siç e ka parashikuar qeveria dhe jo kodi zgjedhor, sipas kryetarit të PD Sali Berisha, përgjegjësia mbetet e kryeministrit Fatos Nano. Berisha reagoi ndaj vendimit të parlamentit, i cili miratoi aktin-normativ të qeverisë për policinë, pa marrë parasysh kërkesën e demokratëve për respektimin e kodit zgjedhor.

Sali Berisha:- “Parlamenti përmbysi kodin zgjedhor konsensual”.

Për Berishën, shpresa e vetme mbetet përkrahja e ndërkombëtarëve në takimet e shpeshta që zhvillon me to. Shkeljet e shumta që bën qeveria, sipas Berishës, për manipulimin e votës së lirë, u diktohen ndërkombëtarëve. Berisha shprehet se këta të fundit bëjnë vlerësimet e tyre, ku kreu i opozitës konstaton, se vetë të huajt kanë kuptuar se qeveritarët shqiptarë nuk kanë ndërmend të integrohen pasi nuk garantohet vota e lirë.

Sali Berisha:- “Sot me zërin e Patrick Cox, presidenti i Parlamentit Europian, kërkoi që të respektohet konsensusi dhe është shumë evidente se po qartësohet në dritën e diellit figura e Fatos Nanos, si armik i egër i votës së lirë”.

Kryetari demokrat u takua sot pasdite me sekretarin e marrëdhënieve ndërkombëatre të NEO Demokracisë Janis Valinakis./tvklan.al